FLAMUR HOXHA

Banorët e Kamzës, Bathores, Paskuqanit etj janë si Amerika e re

Si Amerika e Re

Qindra fytyra njerzore që takova në Bashkinë Kamëz në fushatë në qershor 2017, s’më hiqen nga sytë e mendjes. Njerëz kurajozë, që të shohin në sy, në dritë të syrit. Njerëz krenarë.

E kam thënë në fushatë e sot mu kujtua sërish. Banorët e Kamzës, Bathores, Paskuqanit etj janë si Amerika e re, si Amerika e fillimit. Njerëz gjithë vitalitet, energji. Njerëz që ngritën një qendër të madhe banimi, qytet vilash, që falë kodeve shqiptare, pa dorën e duhur të shtetit, u morën vesh mes tyre, u lidhën, bashkuan e u martuan mes tyre edhe se nga të katër anët e vendit, duke pohuar në kohët e reja se ne shqiptarët jemi një. Që ngritën vilat deri 5 kate vetë, me duart e tyre. Vetë i projektuan, vetë i ndërtuan, vetë bënë çdo gjë dhe kjo do të përbëje gjithmonë objekt studimi se çfarë janë në gjendje të bëjne shqiptarët. Që shpesh u fyen keq nga individë të politikës. Ata dinë të mendojnë politikisht, kanë kujtesë e ndërgjegje.

Kështu sot desha t’i falenderoja gjithë banorët që ngritën jetën e tyre në Bashkinë e madhe Kamëz, në bashkinë e pestë të vendit për nga numri i banorëve.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.