FLAMUR HOXHA

Qëndrime

Çfarë ka thënë në Kuvend, në komisione dhe në Kukës, me fjalët e tij. Nga faqja zyrtare, 2024–2026.

2026

Bujqësia dhe uji

7 tetor 2026
Komisioni për Bujqësinë

Ku shkojnë subvencionet bujqësore

Kërkoi nga ministri i Bujqësisë shpjegime pse vetëm 17,9% e fermerëve përfitojnë nga skema kombëtare, ndërsa 43% e fondeve shkojnë te 10% e përfituesve, dhe pse është vonuar censusi i bujqësisë.

«Duhet të dimë sa ferma kemi, sa tokë punohet, çfarë prodhojmë, çfarë po ndodh me blegtorinë dhe ku duhet të shkojnë subvencionet.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë

Ekonomia dhe sipërmarrja

6 tetor 2026
Kuvendi

Pensionistët që vazhdojnë të punojnë

Mbështeti projektligjin e deputetit Igli Cara për uljen e kontributeve për pensionistët që vazhdojnë të punojnë, si mënyrë për të ndihmuar këtë brez, sipërmarrjen dhe formalizimin e ekonomisë.

«Mosha e tretë, pas një jete me sakrifica, meriton mbështetje dhe dinjitet.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë

Bujqësia dhe uji

26 gusht 2026
Kukës

Ujë për tokat e Shtiqënit dhe Nangës

Qëndroi pranë banorëve që kërkonin ujë vaditës në kulmin e sezonit dhe kërkoi kontrollin e kontratave dhe të mënyrës si përdoren burimet ujore nga hidrocentralet.

«Kukësi ka lumenj, liqen, borë e burime ujore, por ka familje që vuajnë për ujë në parcela dhe në rubineta.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë

Ekonomia dhe sipërmarrja

22 qershor 2026
Shkrim

Leku i fortë dhe prodhuesit vendas

Paralajmëroi se rënia e euros me rreth 31% ndaj lekut që nga viti 2016 po u heq konkurrueshmërinë eksportuesve, fasonerive dhe bujqësisë, pikërisht sektorëve që krijojnë punësim real.

Lexo citimin

«Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian kërkon një ekonomi tregu funksionale dhe të qëndrueshme, të aftë për t'i bërë ballë konkurrencës së tregut të përbashkët.»

Flamur Hoxha

Postimi i plotë

Emigrimi

4 qershor 2026
Kuvendi

Pensionet e emigrantëve

Mbështeti ratifikimin e marrëveshjes së sigurimeve shoqërore me Poloninë, si mbrojtje për pensionet dhe përfitimet e shqiptarëve që punojnë jashtë vendit.

Lexo citimin

«Çdo marrëveshje që mbron sado pak interesat e emigrantëve tanë, që u njeh atyre djersën dhe u garanton pensionet e pleqërisë, është një detyrim që shteti ua ka borxh.»

Flamur Hoxha

Në faqen zyrtare
Në Kuvend, 4 qershor 2026
Në Kuvend, 4 qershor 2026

Ekonomia dhe sipërmarrja

7 maj 2026
Kuvendi

Çmimi i karburantit

Në debatin për aktin normativ mbi karburantet argumentoi se mbi 60% e çmimit të naftës janë taksa: akciza, taksa e karbonit, taksa e qarkullimit dhe TVSH-ja.

«Kur rritet nafta, rritet gjithçka.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë
Në Kuvend, 7 maj 2026
Në Kuvend, 7 maj 2026

Kukësi dhe mjedisi

4 maj 2026
Kuvendi

Landfilli rajonal në Pobreg

Kundërshtoi vendndodhjen e landfillit rajonal në Pobreg, në prag të qytetit dhe në breg të liqenit, dhe kërkoi që vendimi t'u takojë banorëve.

Lexo citimin

«Banorët e Kukësit nuk po kundërshtojnë zhvillimin. Ata po kërkojnë vetëm një gjë: jetë dhe të ardhme ndër breza, drejtësi dhe respekt për vendin ku jetojnë.»

Flamur Hoxha

Postimi i plotë

Emigrimi

7 mars 2026
Përvjetor

35 vjet nga anija Legend

Në përvjetorin e eksodit të marsit 1991 kujtoi udhëtimin e tij me anijen Legend drejt Brindizit, mes mbi 5 000 shqiptarëve, dhe falënderoi Italinë për mikpritjen.

«Ishte një rrugë që në atë kohë dukej pa kthim, por e nisëm me besimin se liria dhe dinjiteti vlejnë çdo sakrificë.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë
Mars 1991, Carovigno (Brindisi)
Mars 1991, Carovigno (Brindisi)

2025

Rrugët dhe izolimi

15 dhjetor 2025
Kuvendi, buxheti 2026

Rruga Myç Mamëz – Surroj

Propozoi në buxhetin e vitit 2026 rehabilitimin dhe asfaltimin e kësaj rruge prej 8–9 km, me çakull që nga viti 1995, që u shërben 12 fshatrave dhe mbi 4 mijë banorëve. Amendamenti nuk u pranua.

«Kukësi nuk kërkon privilegje. Kërkon më pak shpërfillje e përbuzje, pak më shumë vëmendje, rrugë, dhe mos t'i cënohet dinjiteti.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë
Takim me banorët, mars 2025
Takim me banorët, mars 2025

Kujtesa dhe drejtësia

13 dhjetor 2025
Kuvendi, buxheti 2026

Kompensimi i ish të përndjekurve politikë

Bashkë me deputetin Bujar Leskaj propozoi rritjen e fondit të kompensimit në buxhetin e vitit 2026. Amendamenti u votua kundër; me ritmin aktual, procesi mbyllet rreth vitit 2045.

«Drejtësia për ish të përndjekurit politikë mbetet një detyrim moral dhe ligjor që nuk do të reshtim së kërkuari.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë
Nga dosja e Haki Hoxhës, AIDSSH
Nga dosja e Haki Hoxhës, AIDSSH

Ekonomia dhe sipërmarrja

18 nëntor 2025
Komisioni për Ekonominë

Paketa fiskale

Para ministrit të Financave kundërshtoi tre projektligjet e paketës fiskale, përfshirë "paqen fiskale", si amnisti që favorizon evazorët në dëm të sipërmarrjeve që kanë paguar rregullisht.

Lexo citimin

«Çdo ndërhyrje ligjore duhet të garantojë barazi para ligjit, mbështetje reale për sipërmarrjet e ndershme dhe një administratë tatimore funksionale.»

Flamur Hoxha

Postimi i plotë

Bujqësia dhe uji

12 nëntor 2025
Komisioni për Bujqësinë

Fondet e BE-së për fermerët

Ngriti subvencionet bujqësore më të ulëta në rajon, bllokimin e fondeve IPARD II (33 milionë euro) dhe IPARD III (112 milionë euro) dhe mungesën e përfituesve nga Qarku i Kukësit.

Postimi i plotë

Rrugët dhe izolimi

4 tetor 2025
Has

Rrugët ndërkufitare me Kosovën

Mori pjesë në inaugurimin e rrugës Gorozhup–Pogaj, ndërtuar nga Qeveria e Kosovës pas rrugëve Blinisht–Dobrun dhe Kërstec–Zapod, dhe kërkoi që edhe shteti shqiptar të investojë në këto zona.

«Ky investim, modest në pamje, por me vlerë të madhe njerëzore, është shembull se si shteti mund dhe duhet t'u shërbejë qytetarëve.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë
Inaugurimi i rrugës Gorozhup–Pogaj, tetor 2025
Inaugurimi i rrugës Gorozhup–Pogaj, tetor 2025

2024

Rrugët dhe izolimi

4 dhjetor 2024
Kuvendi, buxheti 2025

Trefishimi i fondit për rrugët

Propozoi që fondi për mirëmbajtjen e rrugëve, kryesisht atyre dytësore dhe rurale, të trefishohej në 9,9 miliardë lekë, me para nga ulja e shpenzimeve operative të qeverisë, e koncesioneve dhe e investimeve jo prioritare.

Postimi i plotë

Kukësi dhe mjedisi

3 dhjetor 2024
Kuvendi, buxheti 2025

Tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës

Bashkë me deputetin Isuf Çelaj propozoi një fond prej 5 miliardë lekësh për familjet e Qarkut të Kukësit, tokat e të cilave u përmbytën në vitin 1975 nga ndërtimi i HEC-it të Fierzës.

«Është detyrim i qeverisë ndaj banorëve të Qarkut Kukës dhe një e drejtë legjitime që ua garanton Kushtetuta e Shqipërisë.»

Flamur Hoxha
Postimi i plotë
Relacioni i amendamentit, nënshkruar nga Isuf Çelaj dhe Flamur Hoxha
Relacioni i amendamentit, nënshkruar nga Isuf Çelaj dhe Flamur Hoxha