Në Komision i kërkova Ministrit të Bujqësisë përgjigje për disa shifra që flasin vetë.
Vetëm 17,9% e fermerëve përfitojnë nga skema kombëtare, ndërsa 43% e fondeve shkojnë te vetëm 10% e përfituesve.
Edhe diferencat e mbulimit mes qarqeve janë shumë të mëdha: qarku i Korçës 42,8%, ndërsa qarku i Lezhës 4,2%, pra 10 herë më pak.
Po ashtu, kërkova të dimë pse është vonuar censusi i bujqësisë, që duhej të kishte filluar në tetor. Duhet të dimë sa ferma kemi, sa tokë punohet, çfarë prodhojmë, çfarë po ndodh me blegtorinë dhe ku duhet të shkojnë subvencionet.
Ndërsa siguria ushqimore në pjatën e përditshme të shqiptarëve mbetet sfida më e vështirë, me familjet që shpenzojnë mbi 40% të buxhetit të tyre për ushqimet e shportës, me çmime më të larta se në vendet e rajonit dhe të BE-së.
Këto çështje duan përgjigje me shifra të sakta, jo me retorikën e një qeverisjeje prej 13 vitesh në pushtet.