FLAMUR HOXHA

Aktualiteti

Nga faqja zyrtare në Facebook: Kuvendi, Kukësi dhe kujtesa.

7 tetor 2026, Kuvendi i Shqipërisë

Vetëm 17,9% e fermerëve përfitojnë nga skema kombëtare

Në Komision i kërkova Ministrit të Bujqësisë përgjigje për disa shifra që flasin vetë. Vetëm 17,9% e fermerëve përfitojnë nga skema kombëtare, ndërsa 43% e fondeve shkojnë te vetëm 10% e përfituesve. Edhe diferencat e mbulimit mes qarqeve janë shumë të mëdha: qarku i Korçës 42,8%, ndërsa qarku i Lezhës 4,2%, pra 10 herë më pak.

6 tetor 2026, Kuvendi i Shqipërisë

Mosha e tretë, pas një jete me sakrifica, meriton mbështetje dhe dinjitet

E falënderoj dhe mbështes projektligjin e kolegut Igli Cara për reduktimin e barrës së kontributeve për pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe të kontribuojnë më shumë. Ky propozim ndihmon këtë brez, i jep vlerë punësimit, ndihmon sipërmarrjen dhe formalizimin e ekonomisë. A mund t’ia dalë sot një pensionist në zonat rurale me 11,500 lekë apo në zonat urbane me 19,500 lekë në muaj?

1 shtator 2026, Përbreg, Kukës

Këto janë arsyet pse njerëzit po ikin nga Kukësi

Ky është realiteti në Përbreg të Tërthores vetëm 5 km nga qendra e qytetit, Kukës. Në Përbregun e luftës dhe qëndresës, të sakrificës dhe mikpritjes, si në gjithë trevat e tjera të Besës së kuksianëve, të cilët për dekada kanë sakrifikuar për t’i dhënë energji dhe pasuri minerare gjithë Shqipërisë. Sot, banorët detyrohen të ngrenë zërin edhe për gjërat më elementare të jetesës në vendlindjen e tyre.

26 gusht 2026, Kukës

Kukësi ka lumenj, liqen, borë e burime ujore, por ka familje që vuajnë për ujë

Banorët e Kukësit e veçanërisht të zonave Shtiqën dhe Nangë, që protestojnë sot para Bashkisë së Kukësit, nuk po kërkojnë asgjë më shumë se ujin që u duhet për të mbajtur gjallë tokën dhe të mbjellat e tyre. Kanë mbjellë me mund, kanë shpenzuar nga të ardhurat e familjes dhe kanë punuar për muaj me radhë.

10 gusht 2026

Havzi Nela është ende këtu

38 vjet më parë, në këtë ditë, Havzi Nela qëndronte i varur në sheshin e Kukësit. Ata që e dënuan menduan se aty do të përfundonte gjithçka.

5 gusht 2026

Reforma e vërtetë bëhet me qytetarët, jo kundër tyre

Mjaft më me harta elektorale që sjellin skamje dhe shpopullojnë vendin! Ndryshimi i hartës administrative kërkon dialog kombëtar, jo imponim njëanshëm që prodhon konflikt.

20 korrik 2026, Lusën, Kukës

Kujtesa historike është detyrimi ynë më i madh ndaj të shkuarës

Në Lusnë të Lumës u lartësua kujtimi i martirëve të vrarë pabesisht nga regjimi komunist dhe bashkëatdhetarëve tanë që humbën jetën në burgjet e diktaturës.

28 qershor 2026, Kukës

Kukësi në prangat e "Rilindjes": Nga drita e dijes te errësira e burgut dhe izolimit

Si përfaqësuesi juaj në Kuvend, kam ngritur vazhdimisht zërin për padrejtësitë e vazhdueshme ndaj qarkut tonë, por sot po ju paraqes dëshminë e qartë të asaj që kjo qeverisje i ka bërë krahinës sonë.

22 qershor 2026

Një monedhë artificialisht e fortë që po godet shtyllat e prodhimit vendas

Nëse shohim ecurinë e kursit të këmbimit në një dekadë (siç tregohet qartë edhe në grafikun e Monitor.al), Euro ka pësuar një rënie drastike prej rreth 31% ndaj Lekut që nga viti 2016, duke zbritur…

9 qershor 2026, Parlamenti Shqiptar

Është e moralshme të flasim për pensionet në Varshavë, Rome apo Prishtine

Fjala më 4 qershor 2026. E nderuar drejtuese e seances, kolege deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Të dashur qytetarë shqiptarë dhe veçanërisht ju, pensionistë që na ndiqni nga shtëpitë tuaja.

28 maj 2026, Kuvendi i Shqipërisë

Mbi një dekadë pa asnjë kilometër rrugë të shtruar në verilindje

Kur do ta ketë edhe qarku i Kukësit “Portën e Drinit”, si një projekt zhvillimi dhe integrimi me mbi 100 milionë euro për zonën e verilindjes? Mbi një dekadë pa asnjë kilometër rrugë të shtruar në verilindje. Prandaj pyetja është e thjeshtë: kur do të ketë edhe qarku i Kukësit zhvillim real në infrastrukturë, ujë, energji dhe shërbime, e jo vetëm premtime dhe mashtrime?

8 maj 2026

Sot, mbi 60% e asaj që paguajmë për një litër karburant janë taksa

Fjala ime në Parlament 7 Maj 2026 Të dashur qytetarë, të nderuar kolegë! Sot po trajtojmë një temë që nuk është thjesht një numër në tabelat e pikave të furnizimit, por një peshë që rëndon mbi çdo…

5 maj 2026, Parlamenti Shqiptar

Nuk mund të vendoset një landfill në prag të qytetit dhe në breg të liqenit

Fjala ime e plotë në Parlament dhe qëndrimi im kundër vendndodhjes për landfillin rajonal në Kukës (Pobreg) Kukësi i qëndresës dhe sakrificave shekullore, më i vjedhuri me troje nën ujë dhe mineralet nën tokë, që jep miliarda për vendin, nuk pranon të vijojë të mbetet më i varfri dhe i braktisuri nga keqqeverisja, ndotja dhe mbetjet.

12 mars 2026, Kuvendi i Shqipërisë

Drejtësia nuk mund të ketë kufij politikë dhe nuk mund të ketë emra të paprekshëm

Sot në Kuvend pamë qartë se çfarë ndodh kur pushteti vendos të mbrojë veten dhe jo drejtësinë.

7 mars 2026

Mes tyre, në anijen Legend, isha edhe unë

Sot bëhen 35 vite nga një nga momentet më dramatike të historisë sonë. Si sot, 35 vite më parë, mijëra shqiptarë hipën në anije dhe morën rrugën drejt Italisë, në kërkim të lirisë dhe një jete më të…

23 shkurt 2026, Krumë, Has

Ajo që duhet ndryshuar është shtimi i investimeve dhe buxhetit

Mendja e ndarë, punë e kryer! Një kuvendim unik dhe gjithëpërfshirës, pa dallime politike, që hasjanët e bashkuar dinë më së miri ta bëjnë, ka një vendim të qartë: Bashkia e Hasit nuk mund të preket…

4 shkurt 2026

Miftar Spahia, mali i lartë i Lumës, maja e krenarisë kuksiane e kombëtare

Shkrimtari, luftëtari dhe intelektuali, antikomunisti i pakompromis dhe patrioti i madh, është një kolonë e fortë morale që mban në këmbë shpresën dhe besimin në atdheun tonë.

13 janar 2026

Fshatrat Buzmadhë dhe Çajë vijojnë të jenë totalisht të izoluar nga bora

URGJENTE – NJËSIA ADMINISTRATIVE GRYKË-ÇAJË, KUKËS Prej së premtes, fshatrat Buzmadhë dhe Çajë vijojnë të jenë totalisht të izoluar nga bora, ndërsa Shkinaku dhe Fshati ndodhen në vështirësi të…

11 janar 2026

Rreth 100 familje të fshatit Kalis në Kukës janë të bllokuara te ura e Veleshicës

Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme Prej një jave, rreth 100 familje të fshatit Kalis në Kukës janë të bllokuara te ura e Veleshicës. Fëmijët janë pa shkollë, ndërsa të sëmurët pa mundësi për ndihmë mjekësore, si nga Kukësi ashtu edhe nga Dibra. Nuk ka ardhur askush ta shohë situatën nga afër dhe askush nuk përgjigjet në telefon.

2 janar 2026

Rruga e Kombit u ndërtua nga qeverisja e PD për të bashkuar kombin, pa trarë dhe pa pagesa

Sot, në të njëjtën rrugë, qytetarët paguajnë çdo ditë për mirëmbajtje dhe siguri. Por mjafton një ditë me ngrica dhe e gjithë fasada e mirëmbajtjes dhe sigurisë shembet. Problemi nuk është moti. Problemi është modeli i dështuar i kësaj qeverie. Miliona euro kontrata. Zero siguri për qytetarët. Në këmbim, pamjet flasin vetë.

15 dhjetor 2025, Kuvendi i Shqipërisë

Një investim për mbi 4 mijë banorë, 12 fshatra dhe qindra nxënës u la sërish në harresë

Një amendament për Kukësin. Për qarkun më të varfër të Shqipërisë. Prej dekadash banorët e Mamësit, Surrojit dhe Arrënit protestojnë për një rrugë 8–9 km, të ndërtuar me çakull që në vitin 1995 dhe sot e shkatërruar plotësisht. Propozova financimin e premtuar nga qeveria, rehabilitimit dhe asfaltimit të rrugës Myç Mamës – Surroj. Ky amendament nuk u pranua nga qeveria dhe nga parlamenti.

13 dhjetor 2025, Kuvendi i Shqipërisë

Me këtë ritëm fondesh, ky proces mbyllet rreth vitit 2045

Amendamenti që paraqitëm me kolegun Bujar Leskaj për rritjen e fondit të kompensimit për ish të përndjekurit politikë u votua kundër dhe nuk u mor parasysh në Buxhetin e vitit 2026.

11 dhjetor 2025, Kuvendi i Shqipërisë

Energjia e veriut përdoret për gjithë vendin, por vetë veriu nuk merr asnjë projekt madhor

Hua e kredi sa më shumë vetëm për Vjosën dhe detin blu, bashkitë e jugut plot 360 milionë euro, zero investime për Drinin, liqenin blu dhe bashkitë e veriut! Buxheti është i madh, por i padrejtë: energjia e veriut përdoret për gjithë vendin, por vetë veriu nuk merr asnjë projekt madhor. Kjo pabarazi nuk është financiare, është politike. Dhe duhet të marrë fund.

11 dhjetor 2025, Shishtavec

Europa fillon këtu, te këto 20 familje dhe te ata 15 fëmijë

Vijon akoma në Shishtavec, në lagjen Gjute, Shtrezë, e njëjta situatë ku banorët prej shumë kohësh kërkojnë një ndërhyrje urgjente nga shteti i tyre.

Arkivi