FLAMUR HOXHA

Drejtësia nuk mund të ketë kufij politikë dhe nuk mund të ketë emra të paprekshëm

Sot në Kuvend pamë qartë se çfarë ndodh kur pushteti vendos të mbrojë veten dhe jo drejtësinë.

Mazhoranca refuzoi kërkesën e SPAK dhe dërgoi një mesazh shumë të rrezikshëm:

se drejtësia mund të ndalet kur prek pushtetin.

Për vite me radhë na u tha se askush nuk është mbi ligjin.

Sot u provua e kundërta.

Drejtësia nuk mund të ketë kufij politikë dhe nuk mund të ketë emra të paprekshëm.

Sepse në momentin që drejtësia ndalet te pushteti, nuk kemi më shtet ligjor.

Shqipëria nuk mund të ecë drejt Europës duke mbrojtur korrupsionin dhe duke sulmuar institucionet që hetojnë atë.

Koha që qytetarët të reagojnë dhe të tregojnë se ky vend nuk i përket një qeverie, por ligjit dhe demokracisë.