FLAMUR HOXHA
Flamur Hoxha duke folur në Kuvendin e Shqipërisë

Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Qarku i KukësitDeputet i Qarkut të Kukësit

Flamur
Hoxha

«Kukësi dhe Surroi nuk kërkojnë privilegje. Kërkojnë rrugë, jetë, zhvillim dhe respekt.»

29 dhjetor 2025
Portret i Flamur Hoxhës
Flamur Hoxha

Lindi në Kukës në vitin 1968. Sot e përfaqëson Kukësin në Kuvendin e Shqipërisë.

Pas pushkatimit të gjyshit nga regjimi komunist në vitin 1975, familja e tij u internua në fshatrat përreth Durrësit, ku jetoi deri në vitin 1990. Në dhjetor të atij viti iu bashkua lëvizjes studentore dhe Partisë Demokratike.

Në mars 1991 u nis me anijen Legend drejt Italisë. U kthye pas dy vitesh dhe, në vitin 1999, themeloi bashkë me bashkëshorten, Emirën, një kompani prodhuese që eksporton në Itali.

Në vitin 2021 kukësianët, hasjanët dhe tropojanët e zgjodhën deputet; në vitin 2025 i dhanë sërish besimin.

Biografia e plotë

Lindur në Kukës më 1968, rritur në internim. Ndërtoi një biznes nga e para dhe u kthye në vendlindje si deputet.

Biografia

Së fundmi

Postimet e fundit nga faqja e tij zyrtare.

Të gjitha postimet

7 tetor 2026, Kuvendi i Shqipërisë

Vetëm 17,9% e fermerëve përfitojnë nga skema kombëtare

Në Komision i kërkova Ministrit të Bujqësisë përgjigje për disa shifra që flasin vetë. Vetëm 17,9% e fermerëve përfitojnë nga skema kombëtare, ndërsa 43% e fondeve shkojnë te vetëm 10% e përfituesve. Edhe diferencat e mbulimit mes qarqeve janë shumë të mëdha: qarku i Korçës 42,8%, ndërsa qarku i Lezhës 4,2%, pra 10 herë më pak.

6 tetor 2026, Kuvendi i Shqipërisë

Mosha e tretë, pas një jete me sakrifica, meriton mbështetje dhe dinjitet

E falënderoj dhe mbështes projektligjin e kolegut Igli Cara për reduktimin e barrës së kontributeve për pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe të kontribuojnë më shumë. Ky propozim ndihmon këtë brez, i jep vlerë punësimit, ndihmon sipërmarrjen dhe formalizimin e ekonomisë. A mund t’ia dalë sot një pensionist në zonat rurale me 11,500 lekë apo në zonat urbane me 19,500 lekë në muaj?

1 shtator 2026, Përbreg, Kukës

Këto janë arsyet pse njerëzit po ikin nga Kukësi

Ky është realiteti në Përbreg të Tërthores vetëm 5 km nga qendra e qytetit, Kukës. Në Përbregun e luftës dhe qëndresës, të sakrificës dhe mikpritjes, si në gjithë trevat e tjera të Besës së kuksianëve, të cilët për dekada kanë sakrifikuar për t’i dhënë energji dhe pasuri minerare gjithë Shqipërisë. Sot, banorët detyrohen të ngrenë zërin edhe për gjërat më elementare të jetesës në vendlindjen e tyre.

Të gjitha postimet

Qëndrime

Çfarë ka thënë dhe çfarë ka propozuar, në Kuvend dhe në Kukës.

Të gjitha qëndrimet
Të gjitha qëndrimet
Kartolinë e vjetër e Kukësit
Kukës

Kukësi, Hasi dhe Tropoja

Qarku që përfaqëson ka lumenj, liqen, male dhe njerëz që nuk e braktisin vendin e tyre. Ka edhe rrugë të shkatërruara, fshatra që izolohen nga bora dhe të rinj që ikin.

Pjesa më e madhe e punës së tij bëhet aty: në takime me banorët, në festat e bjeshkëve, në përkujtimoret e Lumës dhe në rrugët që ende presin.

«Do të përpiqem të jem zëri i secilit qytetar kuksian, hasjan e tropojan, të mbroj interesin e komunitetit, të luftoj padrejtësitë.»

12 shtator 2025, në fillim të mandatit të dytë
Bjeshkët e Topojanit, korrik 2025
Bjeshkët e Topojanit, korrik 2025
Takim në Kukës, mars 2025
Takim në Kukës, mars 2025
Përkujtimi i Miftar Spahisë, shkurt 2026
Përkujtimi i Miftar Spahisë, shkurt 2026
Rruga Gorozhup–Pogaj, Has, tetor 2025
Rruga Gorozhup–Pogaj, Has, tetor 2025

Kujtesa

Dy fotografi nga arkivi i familjes, me fjalët e tij.

Haki Hoxha

Haki Hoxha, pushkatuar më 25 shtator 1975

«Babë, sot, në 50-vjetorin e pushkatimit tënd, unë, nipi yt i parë, jam në moshën që kishe ti atë ditë.»

Dosja e Sigurimit për gjyshin e tij ka 1 851 faqe ndjekjeje, nga viti 1951 deri në ditën e pushkatimit.

Flamur Hoxha në Carovigno (Brindisi), mars 1991

Carovigno (Brindisi), mars 1991

«E nisëm me besimin se liria dhe dinjiteti vlejnë çdo sakrificë.»

Një nga mbi 5 000 shqiptarët e anijes Legend. Pas dy vitesh u kthye për të ndërtuar jetën dhe punën e tij në Shqipëri.