E falënderoj dhe mbështes projektligjin e kolegut Igli Cara për reduktimin e barrës së kontributeve për pensionistët që vazhdojnë të punojnë dhe të kontribuojnë më shumë. Ky propozim ndihmon këtë brez, i jep vlerë punësimit, ndihmon sipërmarrjen dhe formalizimin e ekonomisë.
A mund t’ia dalë sot një pensionist në zonat rurale me 11,500 lekë apo në zonat urbane me 19,500 lekë në muaj?
Të përballojë jetesën, shëndetin dhe nevojat bazike të përditshme?
Kur pensioni nuk mjafton, shumë pensionistë detyrohen të vazhdojnë të punojnë. Në këtë rast, shteti duhet t’ua lehtësojë barrën e kontributeve dhe të nxisë punësimin e tyre.
Një njeri me 30, 40 apo më shumë vite përvojë pune është një aset i vyer për ekonominë, shoqërinë dhe sipërmarrjen shqiptare.
Mosha e tretë, pas një jete me sakrifica, meriton mbështetje dhe dinjitet.