FLAMUR HOXHA

Një investim për mbi 4 mijë banorë, 12 fshatra dhe qindra nxënës u la sërish në harresë

Një amendament për Kukësin.

Për qarkun më të varfër të Shqipërisë.

Prej dekadash banorët e Mamësit, Surrojit dhe Arrënit protestojnë për një rrugë 8–9 km, të ndërtuar me çakull që në vitin 1995 dhe sot e shkatërruar plotësisht.

Propozova financimin e premtuar nga qeveria, rehabilitimit dhe asfaltimit të rrugës Myç Mamës – Surroj.

Ky amendament nuk u pranua nga qeveria dhe nga parlamenti.

Një investim për mbi 4 mijë banorë, 12 fshatra dhe qindra nxënës u la sërish në harresë.

Kukësi nuk kërkon privilegje.

Kërkon më pak shpërfillje e përbuzje, pak më shumë vemendje, rrugë, dhe mos t’i cënohet dinjiteti.