Miftar Spahia, mali i lartë i Lumës, maja e krenarisë kuksiane e kombëtare.
Shkrimtari, luftëtari dhe intelektuali, antikomunisti i pakompromis dhe patrioti i madh, është një kolonë e fortë morale që mban në këmbë shpresën dhe besimin në atdheun tonë.
Edhe pse i dënuar nga urrejtja e komunizmit dhe nga heshtja totale, ai u përgjigj me punë, me dinjitet dhe me dashuri për Lumën, për gjuhën, doket, kulturën dhe traditat.
Jeta e tij u lidh edhe me Amerikën, ku jetoi si azilant politik dhe punoi si profesor, duke dhënë mësim në Mansfield University të Pennsylvania-s.
Në shkrimin e tij “Ku hupi emni Lumë?” ai e thotë troç: “Emni Lumë hupi. Hupi se ashtu dashtën... komunistat shqiptarë”.
Ka lënë pas romane e vepra që janë dëshmi e një dashurie të pashoqe për Shqipërinë dhe Kosovën.
Atij iu ndalua hyrja në atdhe, i shpallur mes “101 armiqve më të rrezikshëm”, por atdheun s’ia ndaloi dot askush: ai e mbajti në shpirt e në zemër dhe e lartësoi përgjithmonë në veprën e tij.
Nderim i përhershëm dhe mirënjohje e pashlyeshme.
