🚨 Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme 🚨
Prej një jave, rreth 100 familje të fshatit Kalis në Kukës janë të bllokuara te ura e Veleshicës.
Fëmijët janë pa shkollë, ndërsa të sëmurët pa mundësi për ndihmë mjekësore, si nga Kukësi ashtu edhe nga Dibra.
Nuk ka ardhur askush ta shohë situatën nga afër dhe askush nuk përgjigjet në telefon.
Kjo është një thirrje urgjente për pushtetin lokal dhe qendror:
mos i braktisni në këtë situatë banorët e Kukësit.