FLAMUR HOXHA

Nuk mund të vendoset një landfill në prag të qytetit dhe në breg të liqenit

Fjala ime e plotë në Parlament dhe qëndrimi im kundër vendndodhjes për landfillin rajonal në Kukës (Pobreg)

Kukësi i qëndresës dhe sakrificave shekullore, më i vjedhuri me troje nën ujë dhe mineralet nën tokë, që jep miliarda për vendin, nuk pranon të vijojë të mbetet më i varfri dhe i braktisuri nga keqqeverisja, ndotja dhe mbetjet.

Banorët e Kukësit nuk po kundërshtojnë zhvillimin dhe vendimmarrja u takon vetë atyre. Ata po kërkojnë vetëm një gjë: jetë dhe të ardhme ndër breza, drejtësi dhe respekt për vendin ku jetojnë.

Nuk mund të vendoset një landfill në prag të qytetit dhe në breg të liqenit dhe të sjellë përfundimisht skamjen dhe braktisjen e Kukësit, krah Gjallicës.

Përgjegjësia dhe vendimmarrja do të jetë me emër, që do të shkruhet në histori.

Flamur Hoxha

4 Maj 2026

Shikoni videon e plotë