FLAMUR HOXHA

Kujtesa historike është detyrimi ynë më i madh ndaj të shkuarës

Në Lusnë të Lumës u lartësua kujtimi i martirëve të vrarë pabesisht nga regjimi komunist dhe bashkëatdhetarëve tanë që humbën jetën në burgjet e diktaturës.

Kujtesa historike është detyrimi ynë më i madh ndaj të shkuarës dhe zbardhja e të vërtetave historike është jetike për të kuptuar çmimin e lirisë dhe demokracisë që gëzojmë sot.

Mirënjohje brezave pasardhës të Lusnës që u bashkuan dhe kontribuan për ndërtimin e memorialin të kujtesës së martirëve të lirisë e demokracisë!

Nderim i përjetshëm për Martirët e Lusnës dhe të gjithë krahinës së Lumës, që dhanë jetën në emër të lirisë, qëndresës dhe të sakrificës sublime përballë egërsisë së diktaturës komuniste .

Lavdi e përjetshme! 🇦🇱