FLAMUR HOXHA

Ajo që duhet ndryshuar është shtimi i investimeve dhe buxhetit

Mendja e ndarë, punë e kryer!

Një kuvendim unik dhe gjithëpërfshirës, pa dallime politike, që hasjanët e bashkuar dinë më së miri ta bëjnë, ka një vendim të qartë:

Bashkia e Hasit nuk mund të preket nga reforma territoriale-administrative!

Përfaqësues të çdo sofre familjeje, zyrtarë e kontribues të çdo pushteti qendror e lokal, intelektualë e sipërmarrës, shoqëria civile dhe diaspora, me një vendim që buron nga vullneti i tyre, ndaj të cilit asnjë qeverisje nuk mund të vendosë ndryshe.

Ajo që duhet ndryshuar është shtimi i investimeve dhe buxhetit për përmirësimin e shërbimeve që mungojnë në çdo zonë.

Falënderim dhe mirënjohje Shoqatës Kulturore Atdhetare Hasi dhe Diasporës Hasjane për kontributin dhe organizimin e këtij takimi të jashtëzakonshëm.