FLAMUR HOXHA

Fshatrat Buzmadhë dhe Çajë vijojnë të jenë totalisht të izoluar nga bora

🚨 URGJENTE – NJËSIA ADMINISTRATIVE GRYKË-ÇAJË, KUKËS

Prej së premtes, fshatrat Buzmadhë dhe Çajë vijojnë të jenë totalisht të izoluar nga bora, ndërsa Shkinaku dhe Fshati ndodhen në vështirësi të mëdha, edhe pse me më pak borë.

Fshatra të tëra janë lënë në mëshirë të motit, pa qarkullim, pa siguri dhe pa asnjë garanci për emergjenca shëndetësore apo nevoja jetike.

Kjo është mungesë e rëndë përgjegjësie dhe braktisje e hapur e këtyre zonave.

Banorët kanë njoftuar që prej së premtes pushtetin lokal dhe institucionet përkatëse, por pa asnjë reagim.

❗️Trashësia e borës shkon mbi 50 cm, dhe në disa segmente edhe më shumë.

❗️Kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.