FLAMUR HOXHA

Propozoj: Trefishin e fondit të mirëmbajtjes së rrugëve

Fjala ime në Parlament!

Të dashur qytetarë!

Të nderuar kolegë!

Kam propozuar amendamentin për disa ndryshime në projektligjin "Për buxhetin e vitit 2025"

Nisur nga nevojat e dukshme për financimin e mirëmbajtjes me standarte të infrastrukturës rrugore!

Nisur nga braktisja qeveritare gjate 11 viteve të fundit të shumë akseve nacionale, dytësore kryesisht rrugëve rurale!

Nisur nga kostot që braktisja e mirëmbajtjes se duhur sjell te individët e sidomos te sipermarrja vëndase!

Nisur nga braktisja dhe zbrazja e shumë fshatrave si pasojë e mungesës dhe mirëmbajtjes së rrugëve!

Nisur edhe nga shqetësimet e pranuara te çdo kolegu në këtë sallë, në komisione e në çdo seance kryesisht te javësh së gjelbër të problematikave te banorëve!

Propozoj: Trefishin e fondit të mirëmbajtjes së rrugëve, duke e alokuar për vitin e ardhshëm 9.9 miliardë lekë për këtë qëllim.

Efektet financiare në Buxhetin e Shtetit do te përballohen nga ulja në të njëjtën masë të shpenzimeve operative qeveritare, kontratave koncesionare/PPP-ve dhe projekteve jo prioritare të investimeve publike.

Ju ftoj ta votoni këtë projektligj për ti dhënë dhënë mundesinë e zhvillimit të një jetë normale çdo qytetari në çdo skaj të Shqipërisë larg braktisjes,skamjes, emigrimit!

Faleminderit.