FLAMUR HOXHA

Askund nuk duket dora e shtetit

Askund nuk duket dora e shtetit!

Në këtë situatë kur rrugët janë bllokuar nga dëbora dhe pothuaj gjithë jeta është bllokuar nga ky dimer i vonë, jam me cdo qytetar në nevojë, e ndjej veten pranë secilit në këtë situatë.

Dikush ka hall spitali, dikush hall ushqimi, dikush hall për bagëtitë se nuk ka me cfarë ti ushqejë.

Shteti duket se nuk është në funksion siç duhet të jetë, nuk funksionojnë strukturat e organizmat shtetërore. Sepse Edi Rama e ka rrënuar këtë shtet me arrogancën e tij, e ka bërë këtë shtet mashtrues, shtet prej fjalësh e barsaletash, shtet që kujton se njerzit hanë fjalë e premtime boshe.

Shteti nesër me fitoren e Partisë Demokratike do të jetë shtet i prekshëm, i ndjeshëm e më njerëzor, me i gjendshëm, shtet pune e jo shtet fjalësh e mashtrimesh.

Vini re sot. Askund nuk duket dora e shtetit por na shurdhojne fjalet e kryeministrit që gënjen e mashtron me nëse, nëse, që pa turp thote se Shqipëria është e ardhmja jone. Po deri sot në 8 vite qe drejtoi qeverinë, cfarë ishte për të Shqiperia...?

Ku janë investimet që propagandohen? Fshatrat pa energji elektrike dhe me rrugët e bllokuara nga dëbora: Arren, Surroj, Kolsh, Malzi, pjesërisht Terthore;

Ska drita ne Gjegjen, Zapod, Shishtavec, Novosej, Topojan, Borje, Breki, Bushtric, Kalis, Gryk-Qaja pa energji elektrike dhe rrugë të bllokuara.

25 prilli duhet të na ndajë nga ky kryeministër mashtrues!