FLAMUR HOXHA

Kujtuam, ëndërruam, ecëm bashkë në Kukesin e ëndrrave tona që është nën ujë

Faleminderit kuksiane të mi, vëllezër, motra, bashkëqytetarë të Kukesit të vjeter që u bëmë bashkë mbrëmë. Ju falënderoj me shpirt që erdhët. Kujtuam, ëndërruam, ecëm bashkë në Kukesin e ëndrrave tona që është nën ujë. E pashë veten fëmijë duke rënduar rrugicave të qytetit, fëmijë duke lozur me shokët e mi, duke shkuar në shkollë, e pashë veten dorë për dorë më gjyshin tim që ma pushkatuan. Rrallë në jetë përjetohen ato emocione që përjetova mbrëmë në takim me banorë të Kukesit të vjetër. Në fund e pashë veten hypur mbi skoden e internimit, i hutuar, i tronditur si zog pa krahë që ia ndalojnë fluturimin, që ia presin krahët të mos fluturojë. Miq të mi, të familjes time, ju falënderoj për miresine tuaj ndër vite ndaj meje e familjarëve të mi. Ju na keni rrethuar me kujdes, vëmendje e dashuri në kohë të vështira. Sot kam ardhe para jush si njeri prej jush, për t'ju premtuar se do të di t'ju përfaqësoj, do të di të jem gjithmonë Flamuri i Lutfiut, do të jem gjithmonë komshiu i mire, shoku e miku i mire. Do të jem njeri prej jush. Do të jetojë gjatë në mua takimi me ju, takimi me fëmijërinë e ëndrrat e mia. Faleminderit.