Mesazhi i qytetarit kuksian qe shihni ne foto, i nje familjari me tre fëmijë në ndihme ekonomike, ku njofton se buka 800 lekshe u rrit me 100 leke dhe kolaçi 100 leksh u be 150 lekë...na kujton se kafshatë qe s'kapërdihet asht' o vlla mjerimi...
Mbasi premtuan 8 vite më pare ushqime pa TVSH... dhe nuk e mbajten premtimin kurre, per shqiptarin e pamundur me rritjet drastike te produkteve jetike te shportës ne kërkojmë si Parti Demokratike uljen e tvsh nga 20% në 6% si shumica e vendeve më te zhvilluara se ne.
Në realitetin Migjenian te shekullit tonë, rilindja socialiste mbas deformimit te vullnetit te zgjedhësve shqiptare, ku alternativa jonë ishte zgjidhja dhe shpëtimi i vetëm, sot cdo dite që kalon mes emigrimit e braktisjes masive, mjerimi e varfëria ka pllakosur kudo gjithë vendin.
Une si deputet i Kukesit e di shumë mire cdo të thote dhe bashkë me kolegët e mi, do të bëjmë të pamundurën ta përmbushim misionin tonë politik aq sa mundemi dhe ta bëjmë luftën politike në emër të gjithë votuesve demokrate që i besojnë alternativës se Partisë Demokratike dhe pushtetit të saj që ka dhënë prova në të mirë të shqiptarëve.
