Mjafton të kalosh e të shohësh gjëndjen e tregut të Kukësit të kuptosh situatën dramatike të ekonomisë së kuksianëve dhe vëmendjen e shtetit ndaj tyre.
Nuk jemi në vitet 1900 po të shohësh kushtet e tregut që ndoshta kanë qenë më të mira atëherë por jemi në shekullin ku qeveria shqiptare kujdeset më shumë për satelitë në orbitë.
Ky treg mbetet e vetmja ndërmarrje ku disa blejnë e disa shesin dhe nuk ka ndermarrje tjetër punësimi për kuksianet që largohen c'do ditë nga vendi i tyre.
Në këtë situatë pa mundësi e të papunë kryefamiljarëve u duhet të përballojnë kushtet më të vështira të jetesës në prag dimri së bashku më prindërit e fëmijët e tyre.
