FLAMUR HOXHA

Këto qindra familje presin zgjidhje e një ditë ata duhet ta kenë

Fjala ime në Kuvend.

Të nderuar banorë të qarkut Kukës, kolegë deputetë.

Më duhet ta them sot me zë të lartë se qenien deputet i parlamentit shqiptar e konsideroj mision fisnik si perfaqesues i zërit të qytetarëve, në shërbim të përmisimit të jetës së tyre dhe jo një vend pune apo rrogë.

Sot nga foltorja e parlamentit të Shqipërisë, në emër te cdo banori të qarkut Kukës i drejtohem kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij që të guxojë e bëjë drejtesi për banorët kuksianë, hasjanë e tropojanë të cilët nuk jane të varfër por janë të vjedhur e pastaj të përbuzur nga shteti sistematikisht.

Duke qenë se keni pushtet guxoni e bëjeni drejtësinë e munguar për banorët e atij rajoni ku nga trojet e tyre prodhohet energjia elektrike e nxirren mineralet për gjithë vendin e ata banorë nuk përfitojnë asgjë edhe pse nga toka e nëntoka e tyre prodhohet vlerë monetare e valutore.

Bëni drejtësi për ata banorë, që të mos e drejtoje askush më gishtin drejt tyre duke i quajtur të varfër, të varfër, të varfër, kur ata nuk janë të varfër por janë të vjedhur, të shperdoruar dhe nuk shpërblehen për pasurinë e tyre.

Në përgjithësi shteti e pushteti nuk janë të drejtë, por ne rastin e banorëve të qarkut të Kukësit shteti e pushteti janë mizorë, nuk ndalën asnjë çast të mendojnë për zgjidhje, për një taksë apo rentë të dedikuar për banoret e ketij rajoni te cilët ende nuk jane të qartësuar e nuk janë të bindur se çfarë u takon nga shfrytezimi i pasurive kombëtare qe prodhohen ne rajonin e tyre.

Une kam besuar se do fitonte Partia Demokratike dhe kisha ndërtuar një strategji që rajonet ku prodhohet energjia elektrike dhe mineralet te mos ishin më të varfër e braktisur dhe të mos njihnin papunësi dhe emigrim.

Ndaj sot po ju drejtohem: Perpiquni të beheni të drejtë dhe njerzor për banoret e rajonit qe i japin me shumë valutë kësaj republike. Në asnjë vend evropian nuk ndodh një diskriminim i tillë ndaj rajoneve që prodhojnë më shumë pasuri për shtetet e tyre.

Duke mos e vlerësuar këtë realitet që ekziston në çdo cep të qarkut Kukës, secili prej nesh shikon e prek te njerëzit halle e probleme tronditese:

Për shkak te reformës territoriale nuk funksionon normal shërbimi administrativ, banori duhet të humbasë ditë të tëra sepse shteti e shërbimi kanë ikur larg.

Banorëve për tokat e trojet e tyre nuk u jepen titujt e pronësisë të ligjshme e të trashëguar, legalizime bëhen për qellime elektorale, pronat e tyre nuk mund të zhvillohen apo të marrin vlerën e tregut dhe shpesh mbeten peng i grabitjes nga shteti pa u kompesuar. Shembullin më konkret e kanë banoret në fshatrat përreth aeroportit Shtiqen, Gostil etj ku tokat ju zaptuan e grabitën, nuk morën kompesim financiar e ndokush që e mori ju dha me cmime qesharake per meter katror sa cmimi i një metri plasmas.

Mbetet pa zgjidhje prej shumë vitesh për qindra familje mos kompesimi i tokave e trojeve te permbytura nga liqeni i Fiezes që prodhon për gjithë vendin dhe eksporton në rajon energjinë elektrike. Këto qindra familje presin zgjidhje e një ditë ata duhet ta kenë.

I bëj thirrje qeverise qëndrore me ministritë e linjës e asaj lokale te emëruar të ndalojë masakrën natyrore me Hec-et e babëzisë që po shterron cdo rrëke uji të bjeshkëve, banorëve të Kukësit do ti mungojë uji i pijshëm e fshatrave për të vaditur tokat e tyre.

I garantoj banorët e fshatit Kolesjan që kundërshtojnë ndertimin e HEC-it pa miratimin e tyre që për aq kohe sa do jem perfaqesuesi i votës së tyre do jem në anë te ligjit dhe mbrojtjes së interesave të cdo banori, kundër interesave të cdo kujt që po tenton ti kthejë bjeshkët e parqet tona kombëtare në shkretëtirë.

Mungojnë rrugët ndërmjet ish komunave dhe gjithë fshatrave në gjithë qarkun, nga shfrytezimi pa kriter i minierave kemi ndotjen e ambientit e shkatërrimin e rrugëve. Sot që flasim prej shumë ditësh ështe bllokuar lëvizja e mjeteve në Shishtavec, Novosej ,Turaj nga shembja e ures së Shtrezës ku mbi 6000 banoret janë të bllokuar e me mjetet e tyre u duhet te shkojnë në Kukës duke kaluar më parë në Kosovë nga pika kufitare e Krusheves e më pas të hyjnë përseri në Kukës nga pika tjeter kufitare e Morinit.

Mbi gjysma e popullsise ne kete rajon mbijeton duke mos përballuar koston e lartë të jeteses, me cmimet që rriten cdo ditë, ushqimet jetike të marra në dyqane me lista te gjata, në pamundësi punesimi e në pritje të ndihmës ekonomike në Kukës të mbi 5000 familjeve.

Papunësia është në shifra rekord dhe qeveria nuk po vepron me plane konkrete në keto rajone dhe të mbeshtese me nje status te vecante lehtesirash fiskale zhvillimin e sipërmarrjes private që mundëson punësimin për keto rajone të vafra dhe te nxisë iniciativën e cdo sipërmarrësi vendas apo të zgjojë interesin e investitoreve te huaj.

Banorët e qarkut të Kukësit nuk jetojnë të ndarë politikisht nëpër parti, bashkëjetojnë mrekullisht.

Ajo bashkëjetesë model më ka nxitur të mos shohim ngjyra politike në shërbim të banorëve por t’i përfaqësojmë te gjithë në mënyrë të barabartë.

Ka shume probleme lokale që do të zgjidheshin të gjitha nëse bashkitë e qarkut të Kukesit do të shperbleheshin financiarisht për pasurinë që prodhohet në rajonin e Kukësit, do të investohej me shume para nga buxheti i shtetit dhe vëmendje do i kushtohej më shumë rajoneve që vuajnë më shumë se askush padrejtesisht varfërinë, pamundësinë dhe emigrimin.

Faleminderit.

14 Prill 2022