FLAMUR HOXHA

Ne bëhemi më të mirë kur nderojmë martirët dhe shkrimtarët martirë

“Unë mendoj ndryshe nga ju, por unë e dua vendin tim. Ju jeni duke më ndëshkuar për idealet e mia!”

Këto fjale të shkrimtares e politikanes Musine Kokalari me rrinin ne mendje gjithe kohën dje ndërsa bashkë me nje grup shkrimtaresh bëmë homazhe nderimi në Rreshen për të.

Perjetova impresione te thella kur shkuam dhe bëmë një foto tek vendi ku ajo ka patur baraken e internimit.

Mu kujtua baraka ime e internimit... gjyqi me atoporlant e turma mes qytetit... pushkatimi... burgu...

U gezova te rruga që ka marrë emrin e saj. Ajo tashme ka hyre ne adresat tona...

Edhe dje besova se ne behemi me te mire kur nderojmë martirët dhe shkrimtarët martirë.

Duke i falenderuar gjithë shkrimtarët e pranishëm në Rrëshen, siguroj se mbeshtetja ime per veprimtari te tilla fisnike per shkrimtaret do te jetë gjithmonë.