FLAMUR HOXHA

Janë projekte që kanë thyer izolimin disa dekadësh të këtyre zonave

Fjala ime, mirënjohje dhe falenderim për Kryeministrin e Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti dhe qeverinë e Tij !

Të dashur Banorë të Kukësit, Hasit, Topojës!

Nga kjo foltore e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në emrin tuaj, dëshiroj të shpreh mirënjohje dhe falenderim për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, qeverinë e tij, që me fondet e buxhetit të popullit kosovar mbajti angazhimin dhe, në një afat rekord, ndërtoi dhe po ndërton infrastrukturën lidhëse të fshatrave ndërkufitare Shqipëri - Kosovë!

Rrugët e përfunduara deri tani, si ajo Blinisht-Dobrun, ajo e inauguruar dy javë më parë, 6.4 km që lidh Kërstecin me Pakishtin e Zapodin, si dhe ajo e nisur për t’u përfunduar së shpejti, rruga Gorozhup-Pogaj në rrethin e Hasit, janë projekte që kanë thyer izolimin disa dekadësh të këtyre zonave dhe tashmë i lidhin ato më së miri me Prizrenin, Gjakovën dhe gjithë Kosovën.

Këto rrugë do të sjellin zhvillim ekonomik dhe kulturor, do të forcojnë lidhjet shpirtërore, duke mbajtur bashkë shqiptarët dhe duke i bërë që këto fshatra e zona të jetojnë më mirë.

Tashmë, ata do të mund të blejnë ushqimet e shportës në Kosovë më lirë, karburantin më lirë, të marrin asistencë shëndetësore më lirë dhe më afër sesa në Republikën e tyre!

Edhe një herë, faleminderit Kryeministër Kurti!

14 Nëntori 2024