Fjala në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural!
Në letër duken të bukura, por në realitet në pak vite janë mbi 500 mln euro hua që nuk kanë shkuar as te bujqësia e fermerët, as te qytetarët që përballen çdo ditë me çmime të larta, me mungesë energjie e investimesh reale.
Huatë për mjedis te paster e Deti Blu për bashkitë e Jugut e asnjëhere një cent për Drinin Blu që diskriminohet e Qarkun Kukës që diskriminohet e vijon të mbetet më i varfri në Shqipëri.
Një hua tjetër shtesë, 113.6 milionë euro, e dyta për të ashtuquajturat “aftësi ripërtëritëse” dhe “zhvillim të gjelbër”.
Ne diskutojmë për kredi që duhej të sillnin zhvillim,
por ajo që shohim është abuzim, korrupsion dhe mungesë përgjegjësie.
Këto kredi nuk janë numra në letër, janë borxhe që do t’i paguajnë shqiptarët për breza me radhë.
Dhe ndërkohë që flitet për zhvillim të gjelbër, fshatrat pa rrugë boshatisen, bujqësia zhytet në borxh, energjia mungon,dhe njerëzit ikin.